Një çift në Britaninë e Madhe, në fillimet e lidhjes së tyre kishin planifikuar se nuk do të bënin fëmijë. Por ata zbulojnë se tashmë janë prindër të 11 fëmijëve.
Joseh Sutton, 35-vjeç dhe gruaja e tij Nicole, 30 vjeçe, janë prindër të tre djemve dhe tetë vajzave. Çifti kishte menduar që të mos bënin fëmijë sepse mendonin që pa to do të kishin një jetë të qetë dhe pa strese. Por gjithçka ndryshoi kur Nicole mbeti shtatzënë me vajzën, e cila tani është 14-vjeçe, pas saj dyshja i uroi mirëseardhjen në këtë botë dhe shumë fëmijëve të tjerë. Joseph thotë se për të shëtitur me to është detyruar të blejë një minibus.
“Njerëzit shpesh na shikojnë çuditshëm kur na shohin në rrugë, por nuk na bën përshtypje ky fakt. Unë jam babai më i lumtur në botë. Edhe pse kisha menduar që s’do të kisha kurrë fëmijë, Zoti më bekoi me 11”, u shpreh Joseph.