
Një tërmet i fuqishëm goditi Meksikën dje në shtetin jugor të Oaxaca. Deri më tani raportohet se 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Tërmeti ndodhi në orën 10:29 të mëngjesit, me epiqendër në El Coyol, 6.8 milje në jugperëndim të Santa Maria Zapotitlan në shtetin e Oaxaca.
Ky tërmet vjen tre vjet pas lëkundjeve të forta në shtetin qendror të Puebla, ku vdiqën më shumë se 300 persona.
Advertisement