Protestat kundër maskës dhe masave kufizuese në kuadër të pandemisë, janë shtrire edhe në Argjentinë.
Mijëra njerëz kanë bllokuar me makina rrugët e kryeqytetit, Buenos Aires duke kundërshtuar vendimin e qeverisë së Presidentit Alberto Fernandez, për të shtyrë të paktën deri në fund të gushtit, mbajtjen me detyrim të maskës dhe fashat orare të lëvizjes.
Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera të mëdha në të gjithë vendin. Argjentinasit kritikojnë autoritetet për mënyrën se si e kanë menaxhuar pandeminë.
Që nga java e kaluar, institucionet shëndetësore në Argjentinë kanë raportuar rreth 5 mijë raste të reja infeksioni, cdo ditë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Një tjetër vend kundër maskës/ Protesta të mëdha në Argjentinë appeared first on Vizion Plus.