Peter Pellegrini është zgjedhur presidenti i ri i Sllovakise, duke pasuar Zuzana Captovan. I njohur si një aleat i ngushte i kryeministrit populist Fico , ai mposhti kandidatin e opozitës , pro perendimorin Ivan Korcok.
Pas numërimit të pjeses me te madhe te votave Pellergrini rezulton te kete marr 54 % te tyre ndërsa rival i tij në gare vetem 46%.Triumfi i Pellegrinit nënkupton se tani kryeministri Fico me aleatët e tij kanë në dorë Parlamentin, Qeverinë dhe Presidencën e Sllovakisë.
Kritikët druhen se Sllovakia nën sundimin e Ficos do ta braktisë rrugën properëndimore dhe do ta ndjekë drejtimin e Hungarisë, e cila udhëhiqet nga kryeministri populist Viktor Orban.
Sllovakia ishte një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës përpara se Fico të vinte në pushtet në tetor. Mijëra njerëz kanë protestuar vazhdimisht nëpër rrugët e Sllovakisë së fundmi kundër politikave proruse të Ficos si dhe kunder planeve për te ndryshuar Kodin Penal dhe për te marrë nën kontroll mediat publike./vizionplus.tv/