Universiteti i Oksfordit do të rifillojë provën e vaksinës pas pauzës disa ditore. Vaksina që po zhvillohet mes AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit u pezullua për shkak të komplikacioneve që paraqiti tek një vullnetar të Mbretërinë e Bashkuar.

Të martën, AstraZeneca tha se studimet dhe provat do të ndërpriten dhe do të hetohet për efektin anësor që pati tek personi, nëse ishte i lidhur me vaksinën. Por këtë të shtunë, Universti i Oksfordit tha se është e sigurt që të vijojnë provat. Vaksina shihet si një pretendente e fortë midis dhjetra të tjerave që po zhvillohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në “Twitter”, Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock mirëpriti lajmin që provat do të rinisin, duke shtuar: “Kjo pauzë tregon se gjithmonë do të vendosim sigurinë në radhë të parë. Ne do t’i mbështesim shkencëtarët tanë për të ofruar një vaksinë efektive sa më shpejt të jetë e mundur.”

The post Një prej vullnetarëve u sëmur/ Rinisin provat për vaksinën e COVID-19 appeared first on Vizion Plus.