Një makth që s’ka fund/ 19 tamponë dhe 170 ditë karantinë, por është ende pozitive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një makth që s’ka fund/ 19 tamponë dhe 170 ditë karantinë, por është ende pozitive

Pas pesë muajsh dhe 19 tamponësh, një 49-vjeçare vijon të rezultojë pozitive me koronavirus.

Nada Cava jeton prej disa kohësh në San Giovanni di Colonnella Teramo në Itali dhe ka kaluar 170 ditë në karantinë që nga 13 marsi, në ditën kur ajo zbuloi se ishte infektuar.

Advertisement

Për shkak të ditëve të karantinës, ajo humbi vendin e punës në supermarket. Një pronar i një supermarketi tjetër i ofroi asaj një vend tjetër pune.

Por Nada nuk është ende e sigurt se do të ketë mundësinë e fillimit të punës. 49-vjeçarja e quan këtë situatë një makth.

Advertisement

“Unë nuk ndihem mirë dhe tani jam vërtetë e zemëruar. Shpresoj që ky makth të marrë fund një herë e përgjithmonë. Tani ata do të më çojnë në një spital COVID në Pescara dhe do të më thonë nëse mund të bëj trajtim me plazmë. Shpesh mendoj dhe shpresoj se kjo është thjesht një ëndërr e keqe. Unë duhet të nis punën e re në 2 shtator. Isha e lumtur dhe optimiste, por vazhdoj të jem pozitive. Shpresoj që të mos e humbas edhe këtë mundësi.”

The post Një makth që s’ka fund/ 19 tamponë dhe 170 ditë karantinë, por është ende pozitive appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy