
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në një festival pranë Leipzig në Gjermani, pasi një karusel u mbulua nga flakët ndërkohë që ishte në lëvizje.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, raportohet se mbi 20 persona janë plagosur dhe dy ndodhen në gjendje të rëndë, teksa në mesin e personave të plagosur është edhe një polic.
Shkaqet e zjarrit ende janë të paqarta, me autoritete që vazhdojnë të hetojnë.
Reperi gjerman Ski Aggu, i cili po performonte kur shpërtheu zjarri, me anë të një postimi në Instagram tha se ishte i tronditur nga zjarri, duke shtuar se shpresonte që të gjithë të prekurit të përmirësoheshin sa më shpejtë.
Advertisement