Një i vdekur dhe tetë të plagosur është bilanci tragjik nga shembja e ndërtesës 3-katëshe në Stamboll të Turqisë.

Mediat në Turqi bëjnë me dije se 2 nga tetë të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa lajmi për vdekjen e një banori u konfirmua nga autoritetet zyrtare të Stambollit.

Autoritetet njoftuan se pas kërkim shpëtimit të fundit nuk ka më persona nën rrënoja.

Personi i fundit i mbetur në rrënojat e ndërtesës së shembur në Küçükçekmece u shpëtua i plagosur. Në këtë ngjarje ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 8 persona. Për momentin nuk ka mbetur asnjë person në rrënojat”, thanë zyrtarë të Stambollit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk dihet ende arsyeja e shembjes së ndërtesës.

Mediat turke kanë publikuar video nga momenti i shembjes se ndërtesës 3 katëshe në Stamboll. Siç duket nga pamjet pallati shembet në pak sekonda sikur të ishte prej letre.

/vizionplus.tv/