Një grup biznesmenësh me në krye miliarderët Reid Hoffman dhe George Soros ka ndërmarrë nismën e krijimit të disa mediave me synim luftën ndaj dizinformimit.

Grupi në fjalë do të drejtohet nga Tara McGowan, një ish-stratege e demokratëve e që deri pak kohë më parë ka drejtuar një OJQ të quajtur ACRONYM, e cila menaxhoi një fushatë të tërë dixhitale kundër Trump në shifrat që arritën në 100 milionë dollarë.

Në mbështetje të ACRONYM ishte edhe Hoffman, themelues i LinkedIn.

Ideja mbetet e njëjta: pas platformës së re qëndron i ashtuquajturi Informacion i Mirë që nënkupton informacion të bazuar në fakte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne po zbulojmë investitorët tanë, sepse ne besojmë – sidomos tani në këtë mjedis mosbesimi – kjo transparencë është me të vërtetë e rëndësishme”, ka thënë McGowan.