Lorenzo Çela, 16 vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme në një spital në Brescia, Itali, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës.

I riu me origjinë shqiptare, i cili do të festonte ditëlindjen e tij të 17-të muajin tjetër, u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën pasi makina me të cilën udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përfshi në aksident.

Prindërit e tij, Alket dhe Fabienne, kanë vendosur që të dhurojnë organet e djalit të tyre. Lajmi për vdekjen e tij tronditi qytetin ku jetonte.

Pasditen e djeshme, në vetëm pak orë, qindra persona shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një goditje në zemër për këtë lajm shumë të trishtë. Xhaxhai yt Klodi ishte shumë krenar për ty, për arritjet dhe për arsimimin tënd të mrekullueshëm”, tha xhaxhai i tij.

I riu me origjinë shqiptare kishte një pasion të madh për futbollin: luante në ekipin e të rinjve të Desenzanos, nuk mungonte asnjëherë në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve ofroi kontributin e tij si fizikisht ashtu edhe moralisht për ekipin.

“Klubi Garda do ta kujtojë atë në ditët në vijim pasi la pas kujtime shumë të bukura”, thuhet në reagim.

Vëllai i tij Davide është gjithashtu i shkatërruar nga dhimbja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë nga policia e Castiglione vazhdojnë hetimet për të konstatuar dinamikën e aksidentit./vizionplus.tv