Një komandant i lartë i ushtrisë ruse është vrarë në një betejë në qytetin lindor të Ukrainës, Harkiv, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

 

Gjenerali Vitaly Gerasimov, shef i batalionit të 41-të të ushtrisë ruse, u vra së bashku me oficerë të tjerë rusë, thuhet në njoftim. Aty nuk jepen detaje se kur dhe si u vra. Rusia nuk ka komentuar, por nëse konfirmohet, Gerasimov do të ishte oficeri i dytë rus i këtij rangu që vritet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet ruse kanë dhënë pak llogari publike për viktimat në mesin e ushtarëve të tyre, qëkur kanë nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

 

Një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes ka thënë se “ka pasur të vdekur dhe të plagosur”, por nuk ka dhënë shifra.Më 2 mars, agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti ka cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes të ketë thënë se 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe 1,597 të tjerë janë plagosur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ukraina, në anën tjetër, ka thënë se forcat e saj kanë vrarë më shumë se 11,000 ushtarë rusë. Një tjetër oficer rus, gjenerali Andrei Sukhovetsky, është raportuar i vrarë në Ukrainë gati dy javë më parë./R.E.L