Një çështje e pazakontë: Shkatërruan koleksionin pornografik të djalit, ja ndëshkimi që jep gjykata për prindërit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një çështje e pazakontë: Shkatërruan koleksionin pornografik të djalit, ja ndëshkimi që jep gjykata për prindërit

Një gjykatës në Miçigan ka urdhëruar një çift prindërish që të paguajnë me 30 mijë dollarë djalin e tyre për shkak të dëmit të shkaktuar me shkatërrimin e një koleksioni kasetash pornografike.

Vendimi i pashoq, që është dhënë nga gjyqtari Paul Maloney këtë javë, erdhi tetë muaj pasi David Werking, 43 vjeç ngriti një padi kundër prindërve të tij për “krimin e kryer”.

Werking tha se ata nuk kishin të drejtë të hidhnin koleksionin e tij të filmave, revistave dhe artikujve të tjerë pornografikë, me pretendimin se vlera e tyre në treg shkonte 29 mijë dollarë.

Shuma që do të duhej të dëmshpërblehej djali “i dëmtuar” nga prindërit e tij u përcaktua nga një ekspert. Veç kësaj, prindërit u urdhëruan që të paguajnë edhe me rreth 15 mijë dollarë kostot e avokatit të djalit të tyre.

Advertisement

Werking u zhvendos në shtëpinë e prindërve të tij në Grand Haven për 10 muaj pas divorcit me bashkëshorten, para se të transferohej në Muncie, Indiana. Kur u transferua, ai pa se te sendet e tij personale që kishte ruajtur të paketuara në shtëpinë e prindërve mungonin filmat dhe revistat me pullë të kuqe.

Babai mori përsipër autorësinë duke e njoftuar përmes një mesazhi në postën elektronike. “Sinqerisht, David, të bëra një nder të madh duke hequr qafe të gjitha këto gjëra”.

Gjyqtari i çështjes nuk u ndal te përmbajtja e atyre që u shkatërruan, por te pronësia e tyre. “Nuk ka dyshim se prona e shkatërruar ishte pronë e Davidit dhe të pandehurit në mënyrë të përsëritur pranuan se ata e shkatërruan atë”.

Prindërit u mbrojtën fillimisht duke thënë se veprimi kishte qëllim të mirë dhe u nxit nga dëshira për të bërë më të mirën e mundshme për David, ndërsa më vonë përballë gjykatës thanë se edhe ata kishin të drejtë të pretendonin se ishin “pronarët” e djalit të tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy