Një Biden “i dobët” përballë Trump, skenarët: Si mund ta zëvendësojnë demokratët si kandidat përpara zgjedhjeve të nëntorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një Biden “i dobët” përballë Trump, skenarët: Si mund ta zëvendësojnë demokratët si kandidat përpara zgjedhjeve të nëntorit

Pas performancës së dobët të presidentit amerikan Joe Biden kundër Donald Trump në debatin e së enjtes së kaluar, disa demokratë mendojnë se politikani 81-vjeçar nuk duhet të jetë më kandidat i partisë për zgjedhjet e 2024 dhe duhet të zëvendësohet.

Sipas Reuters, kjo mund të bëhet përmes procedurave specifike, megjithatë nuk është një çështje e thjeshtë.

Elaine Kamarck, një bashkëpunëtore në Institutin Brookings, një anëtare e Komitetit Kombëtar Demokratik (DNC) dhe autore e librit “Primar Politics”, foli rreth procesit të emërimit presidencial.

Çfarë opsionesh kanë demokratët?

Advertisement

Kamarck: Deri më tani, Partia Demokratike nuk ka pasur asnjë plan alternativ për zgjedhjet, përveç një nominimi të Bidenit. Presidenti amerikan nuk kishte praktikisht asnjë kundërshtar. Kandidatura e tij për zgjedhjet do të konfirmohet zyrtarisht më vonë këtë verë, kështu që ka ende kohë për një ndryshim, i cili mund të shkaktohet nga skenarët e mëposhtëm: a) Biden vendos vetë të tërhiqet përpara shpalljes zyrtare të kandidaturës së tij, b) Të shfaqen pretendentë të tjerë, të cilët do të përpiqen të “fitojnë”, ose c) Të shpallë tërheqjen e tij nga gara pas konventës së Demokratëve në Çikago në gusht, duke lënë kështu Komitetin Kombëtar të Demokratëve të zgjedhë kandidatin që do të përballet me Trump në votimin e nëntorit.

Cili është hapi tjetër?

Kamarck: Tani për tani, procesi varet shumë nga Biden. Ai do të duhet të pranojë të tërhiqet nga gara ose të përballet me një pretendent tjetër për kandidaturën. Deri më tani, Biden nuk ka treguar asnjë qëllim për t’u tërhequr dhe asnjë pretendent tjetër nuk është shfaqur hapur. Në fakt, disa nga kandidatët kryesorë demokratë për ta zëvendësuar atë janë zëvendëspresidentja Kamala Harris  dhe guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom.

Çfarë ndodh nëse Biden jep dorëheqjen?

Advertisement

Kamarck: Biden i ka kaluar muajt e fundit duke siguruar mbështetjen e afro 4,000 delegatëve demokratë, duke fituar zgjedhjet paraprake në shtetet dhe territoret e SHBA. Në rrethana normale, këta delegatë do të votonin për të në kongresin e ardhshëm, por rregullat kanë ndryshuar.

Ata janë të lirë të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, kështu që mund të përfundojnë duke votuar për një kandidat tjetër.

Kush mund ta zëvendësojë Bidenin?

Kamarck: Disa pretendentë mund të hyjnë në garë, por nuk ka asnjë favorit të qartë. Zëvendëspresidentja Harris sigurisht që do të ishte lart në listë, por ajo ka problemet e saj për shkak të performancës së saj të dobët në votime. Kushtetuta e SHBA-së thotë se zëvendëspresidenti pason presidentin nëse ai vdes ose bëhet i paaftë, por nuk ndikon në procesin e brendshëm partiak për zgjedhjen e një kandidati.

Advertisement

Disa emra janë paraqitur brenda Partisë Demokratike si pretendentë të mundshëm për garën: guvernatori i Kalifornisë Newsom, guvernatori i Miçiganit Gretchen Whitmer, guvernatori i Kentakit Andy Beshear dhe guvernatori i Illinois JB Pritzker. Megjithatë, të gjithë ata deri më tani kanë mbështetur në mënyrë aktive Biden në fushatën e tij, duke mbajtur fjalime dhe duke marrë pjesë në ngjarje për mbledhjen e fondeve.

Si mund të zgjidhej kandidati i ri?

Kamarck: Demokratët të interesuar për postin duhet të konkurrojnë hapur për nominimin. Kandidatët duhet të mbledhin nënshkrime nga 600 delegatë të konventës për t’u emëruar. Në vitin 2024, pritet të jenë afërsisht 4,672 delegatë, duke përfshirë 3,933 delegatë të “angazhuar” dhe 739 delegatë “të pavarur”, që do të marrin pjesë përmes një procesi automatik në konferencë. Nëse askush nuk fiton mbështetjen e shumicës së delegatëve, atëherë do të ketë një “konventë të negociuar” në të cilën të gjithë delegatët do të veprojnë përsëri si agjentë të lirë dhe do të negociojnë me udhëheqjen e partisë për të emëruar një kandidat.

Në këtë rast do të vendosen rregulla dhe do të merren votat me thirrje për kandidatët. Mund të duhen disa raunde votimi që dikush të mbledhë shumicën dhe të fitojë.

Advertisement

Po nëse Biden tërhiqet pas konventës?

Kamarck: Nëse Biden jep dorëheqjen pas konventës së gushtit, Komiteti Kombëtar Demokratik (DNC) prej 435 anëtarësh do të zgjedhë një kandidat të ri. Anëtarët do të mblidhen në një mbledhje të posaçme për ta zgjedhur atë.

Kush janë këta 435 anëtarë të Komitetit Kombëtar Demokratik?

Kamarck: Ato përfshijnë burra dhe gra në proporcion të barabartë dhe përfaqësues nga organizata të ndryshme, si krerët e sindikatave, grupet LGBTI dhe grupet për të drejtat e pakicave racore. Nga gjithsej anëtarët, 75 emërohen nga presidenti, ndërsa pjesa tjetër zgjidhen në shtetet e tyre përkatëse.

Advertisement

Kush mund të emërojë zëvendësuesin e Biden në këtë rast?

Kamarck: Në mënyrë që dikush të propozojë një kandidat për të zëvendësuar Biden në fletëvotim, ai person duhet të ketë mbështetjen e një numri minimal anëtarësh të Komitetit Kombëtar Demokrat, ndoshta 60, megjithëse numri i saktë do të përcaktohet nga komisioni i rregullave DNC që do të vendosë rregullat e procesit përpara se të fillojë. Ndoshta do të ketë fjalime për të propozuar kandidatë dhe fjalime për të deklaruar mbështetjen. Fillimisht mund të nominoheshin shumë kandidatë dhe më pas lista zvogëlohej gradualisht.

Si do të numëroheshin këto vota?

Kamarck: Në skenarin e mësipërm, Komiteti Kombëtar Demokratik ka të ngjarë të mblidhet në Uashington, D.C., dhe numërimi i votave do të bëhet atje. Fletët e votimit do të kodoheshin, nënshkruheshin dhe mblidheshin personalisht. Nëse votimi do të duhej të bëhej shumë afër ditës së zgjedhjeve presidenciale (5 nëntor) dhe nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për ta organizuar atë, atëherë ndoshta do të bëhej në mënyrë elektronike./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy