Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

Një raketë e një lloji të ri, që do të dyfishonte rrezen e sulmit të Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, është përfshirë në paketën më të fundit të ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Kievin, prej 2,175 miliardë dollarësh, njoftoi të premten Pentagoni.

 

 

Arma e re, me diametër të vogël që lëshohet nga toka (GLSDB), do t’i japë mundësi ushtrisë së Ukrainës të godasë objektivat që ndodhen në dyfishin e distancës së arritshme nga raketat që ka aktualisht në dispozicion Ukraina e që lëshohen nga Sistemi i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri së Lartë (HIMARS) të furnizuara nga SHBA-të.

Advertisement

 

 

Raketat e reja përshkojnë një distancë prej 151 kilometrash, duke arritur praktikisht deri tek të gjitha linjat e furnizimit të Rusisë në Ukrainën lindore, si dhe një pjesë të Krimesë një territor ukrainas që u aneksua nga Rusia, në vitin 2014.

 

Advertisement

 

Premtimi amerikan për ndihmë, që u njoftua të premten i hap rrugë dërgesave të tjera me këtë lloj arme (GLSDB).

 

 

Advertisement

Me mbërritjen në Ukrainë të raketave të reja, kjo do të shënojë për herë të parë për Ukrainën një rritje eksponenciale të gamës së saj me raketa, që nga marrja e sistemeve amerikane HIMARS në fund të qershorit 2022.

 

 

Sistemet HIMARS kanë një rreze prej 77 kilometrash dhe kanë qenë të rëndësishme në kundërsulmin e Ukrainës kundër forcave ruse, të cilat e sulmuan këtë vend më 24 shkurt të vitit 2022.

Advertisement

 

 

Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha agjencisë së lajmeve RIA se ishte e rëndësishme të mos harrohej ajo që Presidenti Vladimir Putin tha në Volgograd të enjten. Në një fjalim zoti Putin tha se “ne kemi mjetet për t’iu përgjigjur dhe nuk do të përfundojë me përdorimin e mjeteve të blinduara. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë”.

 

Advertisement

 

Fondet e premtuara amerikane do të përdoren gjithashtu për blerjen e dy njësive të mbrojtjes ajrore HAWK, sistemeve kundër dronëve, kundër-artilerisë dhe radarëve të mbikëqyrjes ajrore, pajisje komunikimi, dronë PUMA dhe furnizimeve mjekësore.

 

 

Advertisement

Kjo ndihmë përfshin më shumë municione me saktësi të lartë për sistemet HIMARS, 190 mitralozë të rëndë si dhe municione për të rrëzuar dronë, apo edhe raketa antitank Javelin.

 

 

Deri tani ndihma e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën që nga fillimi i sulmit rus, arrin në më shumë se 29.3 miliardë dollarë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy