“Niset delegacioni ukrainas, negociatat me Rusinë mund të mbahen shumë shpejt”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Niset delegacioni ukrainas, negociatat me Rusinë mund të mbahen shumë shpejt”

Deputeti ukrainas nga partia “Shërbëtori i Popullit”, Fjodor Venislavsky, nuk e ka përjashtuar mundësinë, që negociatat ndërmjet delegacioneve ukrainase dhe ruse mund të zhvillohen në të ardhmen e afërt.

“Delegacioni tashmë është nisur, duhet shumë pak kohë për të udhëtuar. Mendoj se negociatat do të fillojnë në minutat e ardhshme, ndoshta edhe kanë filluar”, tha Venislavsky.

Ai gjithashtu vuri në dukje se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka transferuar të gjitha trupat e tij në gatishmëri të lartë, që do të thotë se “absolutisht të gjitha burimet që janë në Federatën Ruse tashmë janë të përfshira, nuk ka asnjë rezervë të mbetur”.

Advertisement
Për të sqaruar se negociatat mund të fillojnë çdo minutë dhe se kush e përfaqëson Ukrainën në këto negociata, Venislavsky tha se ata ishin përfaqësues të Zyrës së Presidentit dhe Ministrisë së Jashtme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy