Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi se 6 raste të reja u konfirmuan në Pekin të premten, ndërsa një rast tjetër u konfirmuar të enjten. Këto janë rastet e para që transmetohen në mënyrë lokale në kryeqytetin kinez në më shumë se 50 ditë.
Distrikti Fengtai në Pekin është në karantinë ndërsa banorët e kanë të ndaluar që të dalin nga shtëpia në 11 shtete.
Marketi Xinfadi, i cili ka rreth 4,000 tenda dhe ndodhet në distriktin Fengtai do të dezinfektohet pasi disa nga punonjësit rezultuan pozitivë për Covid-19, ndërsa mostra të virusit u gjetën edhe në ambientet e tij.
Kujtojmë këtu se i vetmi vend që është përballur me një valë të dytë koronavirusi deri më tani është Irani, ndërsa thuhet se i njëjti fat pritet që t’i presë edhe disa shtete në SHBA.