Vendet e bashkimit Evropian nisin sot vaksinimin kundër koronavirusit.

Me sondazhet që tregojnë nivelet e larta të hezitimit ndaj vaksinës në vendet e BE,, udhëheqësit evropianë të 27 vendeve po e promovojnë atë si shansi më të mirë për të na rikthyer në normalitet.

“Vaksinimi është rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemia”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Personi i parë i vaksinuar në Itali ishte një infermiere e spitalit Spallanzani në Romë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vaksinimi shkoi shumë mirë, ishte shumë emocionues dhe është një moment që nuk do ta harrojmë kurrë”, tha Claudia Alivernini.

Ndërkohë, një tjetër i vaksinuar drejtoi një thirrje për të gjithë: “Sot është një ditë e rëndësishme dhe vendimtare. Shkenca dhe mjekësia janë të vetmet gjëra që do të na lejojnë të dalim nga kjo gjendje”.