Në një klimë shumë të pasigurt, ku shtohen sulmet nga kryengritësit talibanë, këtë të shtunë SHBA dhe NATO kanë nisur tërheqjen zyrtare të trupave ushtarake nga Afganistani. Largimi i rreth 10 mijë ushtarakëve do të jetë një test për forcat afgane të sigurisë, të cilat do të duhet të mbrojnë territorin që kontrollon aktualisht qeveria, pa mbështetje direkte ndërkombëtare.
Gjeneralët amerikanë janë shprehur se tërheqja mund të rezultojë me rrëzim të qeverisë afgane, apo me luftë të re civile. Megjithatë, presidenti Xho Bajdën është i vendosur të zbatojë planin e tërheqjes të trupave deri më 11 shtator, kur shënohet 20-vjetori i sulmeve në tokën amerikane. Aleatët e Uashingtonit në NATO po ashtu kanë thënë se do të veprojnë njësoj.
Ndërkohë, militantët talibanë kanë thënë se forcat ndërkombëtare kanë shkelur marrëveshjen e nënshkruar, sipas së cilës tërheqja duhet të përfundonte deri më 1 maj, dhe se kjo gjë “hap rrugën” për hakmarrje nga grupi.
Ekzistojnë shqetësime se talibanët mund të sulmojnë forcat e huaja teksa tërhiqen por zyrtarë të NATO-s kanë këervënuar se cdo sulm do të pasohet me veprime të ashpra.