Nis samiti i NATO-s në Uashington, në fokus lufta në Ukrainë dhe forcimi i kapaciteteve ushtarake

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis samiti i NATO-s në Uashington, në fokus lufta në Ukrainë dhe forcimi i kapaciteteve ushtarake

Udhëheqësit e NATOS   mblidhen sot në Uashington. Ky samit i  aleancës veri-atlantike  do te zgjasë deri në  datën 11 korrik, ndërsa përkon me 75 vjetorin e themelimit të saj.

Sekretari i pergjithshem Stoltenberg ka paralajmeruar  se diskutimet do te fokusohen  tek mbrojtja e Ukraines, mbështetja e perpjekjeve te saj  kunder pushtimit rus  duke perfshire ketu edhe  nje pakete ndihme ushtarake per Kievin.

Deri më tani  Aleanca  ka bërë përparime të rëndësishme në integrimin e aleatëve të rinj, Finlandës dhe Suedisë.

Por , gjasat që Kievi  të marrë ftesë zyrtare për t’u bashkuar  me NATON  janë të pakta. Po ashtu  bisedimet do te perqendrohen edhe  tek  forcimi i partineriteteve  globale  të aleances veriatlantike.

Advertisement

Aleatët  janë duke e kuptuar gjithnjë e më shumë se sfidat me të cilat përballen, janë të ndërthurura me rajone të tjera. Për shembull, 40 për qind e tregtisë së Evropës kalon përmes Detit të Kinës Jugore, ndërsa luftën e Rusisë në Ukrainë e ka mbështetur importimi i municioneve nga Koreja e Veriut dhe mallrat kineze me përdorim të dyfishtë.

Zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit kanë vënë në dukje se partneriteti në Indo-Paqësor do të jetë  nje prej temave kyce në këtë samit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy