Nis Samiti i NATO-s në Madrid, në fokus pushtimi i Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis Samiti i NATO-s në Madrid, në fokus pushtimi i Ukrainës

Organizata me e madhe ushtarake ne bote, NATO nis sot nje samit 3-ditor ne Madrid te Spanjes.

 

Ne fokus te ketij takim te 30 anetareve te aleances do te jete pushtimi i Ukraines, aplikimet e Suedise dhe Finlandes, rritja e presences ushtarake ne kufijte lindore te aleances, si dhe kufizimi i influences ruse dhe kineze ne vendet ne zhvillim.

 

Advertisement

Anëtarët pritet të diskutojnë edhe per ndihme te metejshme ushtarake dhe financiare për Kievin si dhe krizen ushqimore.

 

Diten e djeshme Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se blloku do të rrisë numrin e trupave të reagimit të shpejtë nga rreth 40,000 në më shumë se 300,000 ne kufijte e tij. Stoltenberg theksoi se te 30 anetaret duhet ta cilesojne Rusinë si kërcënimin më të rrezikshem dhe të drejtpërdrejtë te sigurise sot ne bote.

 

Advertisement

Nje vemendje te rendesishme pritete te marre edhe Kina e cila paraqet nje kerzecim per demokracine dhe zgjerimin ne Indo-Paqesor.

 

Suedia dhe Finlanda po marrin pjesë në këtë takim jo si vezhguese por si apliknate edhe pse vetoja turke duket se do te bllokoje intervenimin e tyre ne aleance.

 

Advertisement

Turqia tha se do të bllokojë anëtarësimin, duke akuzuar dy shtetet nordike se strehojnë njerëz të lidhur me organizatat kurde, të cilat Ankaraja i konsideron grupe terroriste.

 

Nga samitet e NATO-s nder vite ky duket te jete me i rendesishmi pasi sfidat e sigurise dhe gjeopolitikes ne bote kane hyre ne nje faze te re dhe delikate.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy