Nicole Kidman ka pranuar se filloi të qeshte në mënyrë të pakontrolluar kur pa babanë e saj të ndjerë në një arkivol.
Antony vdiq nga një aksident teksa ishte në Singapor për të vizituar motrën e Nicole, Antonia, në shtator 2014.
Në një intervistë të fundit, Nicole tha se ishte aq e shkatërruar dhe e pikëlluar nga vdekja e babait të saj, sa nuk mundi t’i kontrollonte emocionet e saj kur shkoi t’i jepte lamtumirën e fundit.
“Fjalë për fjalë fillova të qesh sepse isha shumë e mërzitur dhe e dërrmuar. Sapo e pashë në arkivol, qeshja me nerva. Trupi dhe shpirti im nuk e përballuan dot situatën. Edhe në periudha të tjera të jetës sime jo të mira kam qeshur, dhe është konsideruar si e papërshtatshme.
Më duhej diçka që të më mbante në jetë, përndryshe më dukej sikur do të vdisja ”, u shpreh ajo.
“Është shumë dhimbje. Jam me fat që kam një punë ku mund të eksploroj emocione dhe peizazhe, të çuditshme, të pazakonta, të bukura dhe të thella. Unë jam e përkushtuar për të eksploruar jetën:, u shpreh aktorja.
“Të gjithë humbasin prindërit e tyre dhe është e tmerrshme. Më vjen keq që shkatërroj gjithçka, por në të njëjtën kohë po përpiqem të lundroj në diçka”, përfundon ajo./vizionplus.tv