Pas marshimit më të madh për lirinë që është parë ndonjëherë në Europë, liderët e opozitës bjelloruse nuk heqin dorë nga protestat për të kundërshtuar regjimin e presidentit Aleksandër Lukashenko.

Edhe stafi i televizionit shtetëror ka nisur nisur grevën këtë të hënë, teksa në transmetim janë parë tavolinat bosh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhjetra mijëra persona u grumbulluan në kryeqytein Minsk, ndërkohë që rritet zemërimi pas raportimeve për dhunë policore si dhe pretendimeve per manipulimin e procesit zgjedhor të 9 gushtit.

Megjithatë, presidenti bjellorus, që ka shpallur fitore bindëse, vazhdon të jetë mospërfillës. Të dielën, ai u ka bërë thirrje mbështetësve që të mbrojnë shtetin e tyre dhe pavarësinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya e cila është larguar drejt Lituanisë pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet, insiston se nëse votat do të numëroheshin si duhet, ajo do të fitonte 60 deri në 70 për qind të përkrahjes qytetare.

Përmes një video-mesazhi, ajo ka thënë se është e gatshme të bëhet “lidere kombëtare” në mënyrë që të kthejë qetësinë dhe normalitetin, duke liruar të burgosurit politikë, dhe duke nisur përgatitjet për zgjedhje të reja. Ndërkohë, 6,700 persona janë arrestuar prej kohës së zgjedhjeve dhe shumë prej tyre janë ankuar për torturën që kanë përjetuar nga shërbimet e sigurisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ngushtohet “laku” për Lukashenkon/ Protestuesit nisin grevën, edhe televizioni shtetëror kundër tij appeared first on Vizion Plus.