Një burrë 48-vjeç është spërkatur me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para parlamentit polak në Varshavë.

Ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri që ky burrë të shpëtohet dhe të dërgohet me urgjencë në spital për trajtim.

Ai i ishte afruar gazetarëve para hyrjes së parlamentit polak, kishte pyetur nëse ka gazetarë dhe kur mori përgjigjen, shkoi në afërsi të një shtatoreje dhe i vëri flakën vetes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“48-vjeçarin e mbuluar nga zjarri e vunë re policët që po patrullonin. Me ndihmën e një kalimtari kanë arritur ta fikin zjarrin, ndërsa menjëherë i kanë dhënë ndihmën e parë burrit që më pas u dërgua në spital me autoambulancë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë lokale, Robert Shumjata. Mjekët kanë bërë të ditur se jeta e 48-vjeçarit nuk është në rrezik.