Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Anglinë. Në Reading kanë mbetur të vdekur tre persona, e tre të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një sulmi me thikë.

Mediat britanike shkruajnë se një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka lidhje me krimin.

Sulmi ka ndodhur në kopshtet Forbury rreth orës 19:00 sipas orës lokale, ku u goditën me thikë disa persona. Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut në zonën e krimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu bëhet e ditur se policia britanike po e trajton rastin si një sulm terrorist, por për të ndjekur hetimet janë thirrur edhe oficerët e anti-terrorit. Ndërsa një burrë i arrestuar në vendngjarje dyshohet se është libanez.