Ngjarje e pazakontë në supermarket, pronarja merr një surprizë të bukur (Video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarje e pazakontë në supermarket, pronarja merr një surprizë të bukur (Video)

Pronarja e një supermarketi në Tajlandë mbeti pa fjalë, kur një zog doli nga veza, teksa po sistemonte bigurinat në raft.

Khun Pukpik është pronare e një dyqani ushqimesh në Bangkok, Tajlandë, e cila filmoi ngjarjen e pazakontë.

Ndërsa ishte duke rregulluar mallin në dyqanin e saj, gruaja filloi të dëgjojë zhurmat nga një bigurinë vezësh që lëviznin dhe befas aty u shfaq një zog i vogël.

Advertisement

Gruaja e ndihmoi zogun të thyente plotësisht vezën në mënyrë që të dilte dhe menjëherë e vendosi në një kuti të sigurt.

“Unë u çudita pak kur pashë zogun të lëvizte në bigurinën me vezë. Të gjithë kemi rënë dakord që ta mbajmë zogun në shtëpi, duke u kujdesur për të. Ai ishte shumë me fat sepse mund të hahej si Balut ”, tha pronarja e supermarketit.

Balut është një pjatë popullore në Azinë Juglindore, e përbërë nga një vezë e zier, zakonisht nga një rosë e fekonduar. Ato shiten kryesisht nga shitësit e rrugëve në Azinë Juglindore, veçanërisht në Tajlandë, Filipine, Kamboxhia dhe Vietnam.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy