Një grua 57-vjeçare vdiq ka humbur jetën në aeroportin ndërkombëtar O’Hare të Çikagos, pasi u bllokua në një makinerinë për kontrollin e bagazheve.

Sipas mediave të huaja, rreth orës 7:30 të mëngjesit, personeli i zjarrfikësve të Çikagos iu përgjigj një telefonate për një grua të gjetur pa ndjenja. Sipas zyrtarëve të zjarrfikësve, 57-vjeçarja nga Karolina e Veriut raportohet se ishte ngatërruar në sistemin e shiritit transportues, i cili përdoret për lëvizjen e bagazheve dhe u shpall e vdekur në vendngjarje.

Autoritetet e Çikagos thanë se zona e trajtimit të bagazheve nuk është e aksesueshme për publikun.

Hetimi për vdekjen e 57-vjeçares është në vijim, ndërsa nga hetimet përkatëse u konstatua se ajo nuk ishte punonjëse e aeroportit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";