Kryeministri Edi Rama është thirrur këtë të enjte në interpelancë, për shëmbjen e Teatrit Kombëtar.
Ai i është përgjigjur Rudina Hajdarit dhe gjithë atyre që kanë protestuar këto dite, duke cituar disa prej aktorëve të njohur, që kanë folur që në fillim për Teatrin.
“Kur e nisën protestën për Teatrin, as ju, as ata që janë kthyer në bijtë e lënduar të Shekspirit dhe Molierit jo vetëm nuk ishit aty, por ju ishte thënë të mos dukeshit aty.
Aty ishin Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi, jo dy Budinat.
Po i përgjigjem Hajdarit dhe gjithë të lënduarve për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke përcjellë besnikërisht fjalët e protestuesve të vërtetë, jo aktorëve politikë që luajnë Teatrin, te unaza e re, te e vjetra, apo aty ku bashkohen dy unazat.
Robert Ndrenika: Mos më kryqëzoni kam qenë e jam për Teatërtë ri e bashkëkohor që ka detyrë për ta bëjë shteti paratë ti marrë ku të dojë, ndoshta edhe aty ku i merrte Tito.
Arben Derhemi: Të mos preket trualli dhe të shpallet konkurs ekspertësh për Teatrin, skena na njeh kush jemi dhe sa vlejnë, ata që duan të bëjnë shfaqje jashtë tempullit janë jashtë historisë.
Bujar Asqeriu: Jam për unitetin dhe paqen sociale, nuk e mbështes protestën, unë në atë godinë nuk futem më se është sëmundje e kam thënë, nga ajo godinë që vdiqën shokët e mi më duket se jam sëmurur dhe unë, boll se u teprua
Reshat Arbana: Nëse një pjesë e territorit qenka e bashkisë le t’ja lërë teatrit, ta mendojnë specialistët, lërjani territorin teatrit
Luftar Paja: Harrojmë gjërat kryesore dhe merremi me llac dhe tulla, TK e ka emrin TK dhe nuk duhet të vijojnë ata që banojnë në tiranë, por ata që e meritojnë
Enver Petrovci: Për mua është budallallëk mos me u ndërtu teatër i ri, jam kundër që toka ti falet dikujt, ai që ekziston nuk ka kurrfarë vlere”.