Diaspora ukrainase protestoi anë e mbanë botës, kundër agresionit rus në Ukrainë. Shumë protestues i bënë thirrje Perëndimit të mbështeste më shumë Ukrainën, ndërsa bënin thirrje për ndalimin e luftimeve.

 

E gjithë bota reagoi kundër agresionit rus në Ukrainë. Me thirrjet “ Ndalni luftën!”, “Stop Rusisë” mijëra banorë dolën në protestë në sheshin “Time Square” në Nju Jork.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qyteti i Nju Jorkut është shtëpia e më shumë se 150 mijë qytetarëve ukrainas, e shumë prej tyre me lot në sy bënin thirrje për ndalimin e luftës.

 

“Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë tmerrin dhe tronditjen, edhe pse kishim paralajmërime për javë të tëra”, thotë Katerina Belyaeva, shtetase ukrainase.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa javë para sulmit, Bjellorusia lejoi trupat ruse në tokën e saj, duke krijuar kështu një rrugë për të sulmuar fqinjin e saj jugor, Ukrainën, nga veriu.

 

“Ndjehem shumë e turpëruar që vendi im e mbështeti këtë regjim dhe këtë agresion. Dhe ndihem shumë e turpëruar që njerëzit e vendit tim e bëjnë këtë, ata po vrasin ukrainasit”, thotë Sasha Vasilyeva nga Bjellorusia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një grup protestuesish në kryeqytetin amerikan, Uashington, në rrugën para ambasadës ruse shkruajtën: Vrasës! Disa mbanin në duar pankarta ku thuhej: “Duart larg Ukrainës”. Protestuesit në Toronto të Kanadasë teksa valëvitën flamuj ukrainas kërkuan sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

 

“Familja ime është atje në Ukrainë, të gjithë miqtë e mi janë atje në Ukrainë. Unë jam vetëm, nuk kam fjalë. Unë nuk e dua këtë luftë, askush nuk dëshiron” thotë Artem, një student nga Ukraina.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në shumë kryeqytete europiane. Protestues të diasporës ukrainase në Paris u shprehën të zhgënjyer nga reagimi i Perëndimit.

 

“Unë prisja një reagim më të fortë nga Shtetet e Bashkuara ose nga Bashkimi Evropian. Sigurisht ne presim një ndihmë, ose të paktën një mbështetje më efikase sepse ka filluar të jetë e vështirë, ka filluar të bëhet më e vështirë”, thotë Oksana, një ish-mësuese në Ukrainë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Romë, Koloseu mori ngjyrat e flamurit Ukrainës, në shenjë mbështetjeje për vendin i cili është nën agresionin ushtarak rus./VOA