Dhëndëri i ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, duket se e ka gjetur zgjidhjen për të pasur më shumë shqiptarë që e pëlqejnë.

Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në Partinë Demokratike, duke parë interesin e ulët të qytetarëve për të ndjekur aktivitetin e tij politik, ka zgjedhur që të përdorë llogarinë e Facebook të një ish konkurenti të Big Brother Albania.

Pasi ka marrë faqen e ish-konkurentit “Kristi”, ai i ka ndryshuar emrin nga “Kristi Big Brother Albania 8” në Jamarbër Malltezi, shkruan gazeta “TemA”.

Duke përdorur këtë “truk”, njerëzit që pëlqenin Kristin zgjohen në mëngjes duke pëlqyer Jamarbrin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është e çuditshme, pasi nëse dikush pretendon se ka mbështetjen e shqiptarëve dhe synon hyrjen në parlmanet, atëhere përse do të ishte e nevojshme që edhe 2,950 like në Facebook t’i ketë të manipuluara?

Më poshtë mund të shihni historikun e ndryshimit të emrit të faqes që përdor Jamarbër Malltezi. (TemA)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";