Martonte motrën dhe festoi e gëzoi, por më pas në shtëpi e gjeti belaja, pasi i dashuri i saj xheloz e dhunoi keq. Me t’u kthyer në shtëpi pas dasmës së motrës, ajo u akuzua nga i dashuri se kishte flirtuar gjatë festës me djem të tjerë.

Aaron ëilliams e rrahu me shqelma në trup e fytyrë të dashurën kur çifti u kthye në shtëpi në Aberbargoed, Jug të Uellsit.

E reja, Jessica Gittings mbante akoma të veshur fustanin blu të shoqërueses së nuses kur u paraqit me nxitim në spital për të marrë ndihmë pasi kishte pësuar dëmtim të nofullës, përvec të gjitha shenjave të tjera në trup.

‘Pasi u kthyen në shtëpi, sjellja e tij u përkeqësua. Ai ishte xheloz dhe e akuzoi të dashurën për flirtime me një mashkull tjetër ndërsa ishin në dasmë. Ky ishte një sulm i përsëritur ndaj të resë’, tha prokurori në gjykatë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas ngjarjes, i riu i kishte shprehur dashurinë të dashurës dhe i kishte kërkuar falje.

‘Unë të dua. Më vjen keq, nuk doja të ndodhte kjo”. Gjatë deklaratave të tij në polici, i riu pretendoi se kishte vepruar për vetëmbrojtje pasi tha se ‘ajo donte të më gërvishtte’.