Skedar audio në të cilin disa ushtarë rusë të dërguar për të luftuar në Ukrainë sulmojnë Putinin dhe shprehin të gjithë dekurajimin e tyre.
Këto janë dokumentet e publikuara nga New York Times me biseda telefonike mes disa ushtarëve në shërbim të Moskës.
Një ushtar thotë: “Ne jemi në Bucha. Mbrojtja jonë është bllokuar, ne po e humbim këtë luftë. Na kanë urdhëruar të vrasim të gjithë ata që shohim. Putini është një idiot. Ai dëshiron të marrë Kievin, por nuk ka asnjë mënyrë ta bëjë “.
Një tjetër i kthehet nënës së tij teksa flet ne telefon: “Kjo luftë është zgjedhja më e keqe që ka bërë qeveria jonë. Kur do të përfundojë e gjithë kjo? Putin? Dreqin”
Nderkohe ne krahun tjeter tjeter te telefonit nena e tij thote se ne Rusi Rusi mediat thonë se “gjithçka po shkon sipas planit”.
Thirrjet, sipas agjencise se lajmeve Adnkronos, janë analizuar nga shërbimet e inteligjencës ukrainase dhe japin masën e humbjeve që forcat e armatosura ruse po regjistronin në fillim të luftës.
Një ushtar nga Regjimenti 331 Ajror shpjegon se i gjithë batalioni i dytë prej 600 ushtarësh ishte “zhdukur”.
Një tjetër, duke folur me një të afërm për numrin e të vdekurve, thotë se një në tre ushtarë në regjimentin e tij ka vdekur.