Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është i palëkundur, pasi hodhi poshtë kushtet e Hamasit për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve, duke e quajtur  propozimin absurd.

Netanyahu u zotua se do të vazhdojë luftën e Izraelit kundër Hamasit, e cila tashmë është në muajin e pestë, derisa të arrijë “fitoren totale”, siç theksoi ai në një konferencë për shtyp këtë mbrëmje.

Hamasi hartoi një plan të detajuar trefazor që do të zgjaste për katër muaj e gjysmë, duke iu përgjigjur një propozimi të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Katari dhe Egjipti.

Plani kërkon fundin e luftës dhe gjithashtu që të gjithë pengjet do të lirohen në këmbim të qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli, duke përfshirë oficerë të lartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Dorëzimi ndaj kërkesave absurde të Hamasit që kemi dëgjuar tani jo vetëm që nuk do të çojë në lirimin e të burgosurve, por vetëm do të nxisë një tjetër masakër. Jemi në rrugën e një fitoreje absolute. Lufta do të zgjasë muaj, jo vite. Nuk ka zgjidhje tjetër”, theksoi ai në një fjalim televiziv drejtuar popullit izraelit.

Ai gjithashtu përjashtoi çdo marrëveshje që i jep Hamasit kontroll të plotë ose të pjesshëm të Rripit të Gazës. Përveç kësaj, ai vuri në dukje se Izraeli është fuqia e vetme që mund të garantojë sigurinë në afat të gjatë. /vizionplus.tv