Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ftoi zyrtarisht kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të jetë present në inaugurimin e ambasadës në Jerusalem.
Përmes një letre zyrtare, ai përmendi marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Izraelit dhe vendimin e Prishtinës zyrtare që në Jerusalem të ketë seli diplomatike të Kosovës.
Advertisement
“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për inaugurimin e saj.”
Njohja reciproke Kosovë-Izrael erdhi si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në Uashington.
Advertisement