Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e lidhi mbijetesën e tij politike me të ardhmen e Rripit të Gazës dhe një shteti palestinez në një konferencë shtypi të enjten.
Ai komentoi raportet e NBC se SHBA po përgatiten për krijimin e një shteti Palestinez dhe tha se nuk do ta lejojë këtë.
Ai shtoi se shumica e qytetarëve izraelitë janë kundër krijimit të një shteti palestinez.
“Kështu që bie ndesh me idenë e vetëqeverisjes palestineze. Unë po ua them këtë të vërtetë miqve tanë amerikanë”, tha ai.
“Konflikti me palestinezët nuk ka të bëjë me “mungesën e një shteti, por ekzistencën e një shteti, një shtet hebre “, tha Netanyahu.
Me çdo marrëveshje të mundshme, thotë ai, “Izraeli duhet të mbajë kontrollin e sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan”.
Lidhur me të ardhmen e Gazës, kryeministri izraelit tha se do të ishte i lumtur nëse do të kishte njerëz nga Gaza për të drejtuar çështjet politike në Rrip.
Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë derisa Hamasi të mposhtet.
Duke treguar një foto të një ushtari që u vra, Netanyahu theksoi se vdekja e tij, si ajo e ushtarëve të tjerë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, duke u zotuar se operacionet do të vazhdojnë derisa Hamasi të mposhtet dhe pengjet e mbajtura në Rripin e Gazës të lirohen.
“Do të duhen edhe shumë muaj deri në fitore, por ne jemi të vendosur ta arrijmë atë”, shpjegoi kryeministri i Izraelit.
Lufta kundër Hamasit, siç thekson kryeministri i Izraelit, “vazhdon në të gjitha frontet derisa të arrihen të gjitha synimet që kemi vendosur”.
Fitorja do të marrë muaj “por ne jemi të vendosur për ta arritur atë”. /vizionplus.tv