Izraeli do të nisë një operacion kundër Hamasit në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, pavarësisht nëse arrihet një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
“Ideja se ne do të ndalojmë luftën përpara se të arrijmë të gjitha qëllimet tona është jashtë diskutimit”, tha Netanyahu në një takim në zyrën e tij me përfaqësuesit e familjeve të të rrëmbyerve dhe viktimave të sulmeve.
“Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të asgjësojmë batalionet e Hamasit atje – me ose pa marrëveshje – për të arritur fitoren totale”, shtoi kryeministri izraelit. /vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";