Neritan Ceka ka reaguar për prishjen e Teatrit.

Ai e quajti këtë veprim absurd dhe shtoi se kjo është diktaturë, pasi një shumicë e paligjshme po imponon vullnete personale.

“Absurditet po jetojmë prej kohësh në një vend absurd. Godina kryesore e absuditetit është kultura kombëtare, u rrëzua një monument i kulturës shqiptare.

Në vend që të trajtohej si një memorie historike u godit pa asnjë arsye duke shkelur kushtetutën e një shteti civil dhe nuk pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtu kemi një padi të bërë nga presidenti i Republikës. Nuk respketohet as ligji as intitucioni. Është një goditje që i jepet çështjes së qytetërimit.

Kemi një shumicë të imponuar dhe të vjedhur nga ato që janë demaskuar. Është kjo shumicë e paligjshme që imponon vullnete personale, në histori kjo e ka emrin dikaturë.

Tani ka diktatura të cilat janë kundër shtetit njerezor dhe këto janë më të rrezikshme se dikaturat njerezore. Këto të thyejnë shpirtin! Duhet të bëjmë kombin, duhet të bëjmë qytetarët”- tha Ceka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";