Nënpresidenti Pence refuzon largimin e Trump: Kjo nuk është në përputhje me Kushtetutën e SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nënpresidenti Pence refuzon largimin e Trump: Kjo nuk është në përputhje me Kushtetutën e SHBA

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, tha më 12 janar se ai nuk do ta vë në zbatim Amandamentin e 25-të të Kushtetutës për të larguar Trumpin nga detyra. Deklarata e tij u bë pak para se Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët të miratojë një rezolutë që i bën thirrje ekzekutivit të përdorë kompetencat kushtetuese për të larguar Trumpin nga detyra.

Nëse Pence nuk e largon Trumpin, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se ligjvënësit kanë në plan ta shkarkojnë Trumpin, sa më shpejt.

“Me vetëm tetë ditë të mbetura në mandatin e presidentit, ju dhe grupi i demokratëve po kërkoni që kabineti dhe unë të përdorim amendamentin e 25-të”, shkroi Pence në një letër drejtuar Pelosit.

“Unë nuk besoj se një mënyrë e tillë veprimi është në interesin më të mirë të kombit tonë ose në përputhje me Kushtetutën tonë”, shkroi ai.

Advertisement

 

Drejtuesi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, i cili thotë se ai është kundër procesit të shkarkimit, thuhet se do të lejojë anëtarët republikanë të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, ndërsa partia përpiqet të gjejë drejtimin e saj.

Ndër aleatët më të afërt të Trump në Kongres, McCarthy ishte midis atyre që i bëri jehonë presidentit, duke thënë “procesi i shkarkimit në këtë kohë do të kishte efektin e kundërt të bashkimit në vendin tonë”.

Edhe pse procesi i shkarkimit është pothuajse e sigurt se do të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve, masa nuk pritet të sigurojë mbështetjen e dy të tretave në Senat, të nevojshme për ta shkarkuar atë./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy