
Një ngjarje kriminale është shënuar brenda një familjeje në Rusi. Nëna e dy fëmijëve, Alexandra Mursalov është goditur për vdekje me thikë nga bashkëshorti, i cili më pas e hodhi trupin e saj nga 40 metra lartësi.
Pak para vrasjes, ajo kishte postuar në rrjetet sociale se ishte kërcënuar me thikë nga burri i saj, Rustam Mursalov.
Advertisement
Më 15 shtator ajo shkruante: “Ai trokiti në derë, më tha se do të vrasë mua dhe dy fëmijët…Mora fëmijët dhe ndryshova apartament, por ai vjen çdo natë, zgjon fëmijët dhe i tremb”.
Autori i krimit e kishte pranuar vrasjen e nënës së dy fëmijëve të tij për arsye “xhelozie”.
Advertisement
Pas vdekjes së saj Mursalov ishte larguar, por më vonë ishte dorëzuar te policia dhe kishte pranuar vrasjen.