Nën kërcënimin e thikës, adoleshenti i grabit byzylykun e floririt 19-vjeçarit në Sarandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nën kërcënimin e thikës, adoleshenti i grabit byzylykun e floririt 19-vjeçarit në Sarandë

Një 18-vjeçar, nën kërcënimin e thikës ka arritur që t’i marrë byzylykun e floririt një shtetasi në Sarandë.

Policia e Sarandës njofton se 18-vjeçari është vënë në pranga.

 

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, Sarandë, ku adoleshenti nën kërcënimin e thikës kishte arritur t’i merrte 19-vjeçarit byzylykun e floririt dhe më pas ishte larguar.

Advertisement

Në pranga ra shtetasi A.S, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës thikë dhe 1 aparat celular.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy