Negociatat me Hamasin, Biden bisedë telefonike me Netanyahun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Negociatat me Hamasin, Biden bisedë telefonike me Netanyahun

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një bisede telefonike diskutuan përpjekjet për të finalizuar një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga organizata palestineze, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu përgjigjen e fundit të Hamasit ndaj propozimit të paraqitur nga Biden në fund të majit.

Në të njëjtën kohë, ata konfirmuan se ekipet e sigurisë kombëtare të dy vendeve të tyre do të takohen më 15 korrik.

Presidenti amerikan “përshëndeti vendimin e kryeministrit i cili autorizoi negociatorët izraelitë të bisedojnë me ndërmjetësit amerikanë, të Katarit dhe Egjiptit me qëllim arritjen e një marrëveshjeje”, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Advertisement

Një zyrtar izraelit i tha Reuters se përgjigja e Hamasit përfshinte një “zhvillim shumë të rëndësishëm”, duke theksuar se ekzistonte një “mundësi reale” për një marrëveshje.

“Ne mund të shkojmë përpara me një marrëveshje për pengjet, kjo varet nga kryeministri Netanyahu”, shtoi ai.

Një zyrtar tjetër izraelit konfirmoi se kreu i delegacionit izraelit në këto negociata do të jetë kreu i shërbimit sekret Mossad./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy