Në rrugët e Kabulit nuk ka më gra! Talebanët “mësyjnë” në shtëpitë e gazetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në rrugët e Kabulit nuk ka më gra! Talebanët “mësyjnë” në shtëpitë e gazetarëve

Zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë dhe të rindërtojnë vendin.

 

“Vendi ynë ka nevojë për ta. Ky është vendi i tyre, një vend i të gjithë afganëve. Ne jemi duke i siguruar ata se nuk ka rreziqe për jetën e tyre, pronën e tyre, nderin e tyre”, tha ai.

 

Advertisement

Por shumë ishin ngurrues për të besuar premtimet e një grupi që edhe javët e fundit ka kryer vrasje hakmarrëse dhe mizori të tjera, përfshirë masakrimin e ushtarëve të dorëzuar të qeverisë.

 

Gazetarët në Kabul raportuan se ata ishin vizituar tashmë nga talebanët dhe se shtëpitë e tyre ishin kontrolluar.

 

Advertisement

“Askush nuk po i përkrah gratë gazetare në Afganistan. Ne jemi të frikësuar nëse talibanët na gjejnë, ata patjetër që do të na vrasin. Një gjë tjetër për të përmendur, edhe nëse na lënë të jetojmë, ata nuk do të na lënë të kthehemi në punë, e cila është me të vërtetë një sfidë financiare për mua si një grua që jeton vetëm”, tha një prej gazetareve që ishte fshehur, sipas “Reuters”.

 

Gratë qëndrojnë në shtëpi nga frika se mos rrihen nëse s’janë të mbuluara apo edhe sepse nuk lejohen të dalin jashtë pa u shoqëruar nga një burrë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy