Në rrugë kundër izolimit/ Përplasje me policinë në Gjermani e Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në rrugë kundër izolimit/ Përplasje me policinë në Gjermani e Francë

“Është e ndaluar të flitet për koronavirusin.” Ky është rregulli për të vizituar këtë bar në Romë pasi vendi pati një përballje të vështirë me pandeminë në valën e parë.

 

“Qëllimi ynë nuk është që të tregohemi indiferentë ndaj asaj që po e jetojmë të gjithë por thjesht duam që klientët tanë të kenë një moment qetësie sepse për muaj të tërë po flasim për të njëjtën gjë dhe mendojmë se duhet ta përballojmë me qetësi dhe buzëqeshje.”

 

Advertisement

Ndërkohë në Gjermani vijojnë protestat që kundërshtojnë ashpërsimin e kufizimeve pas miratimit të një ligji të diskutueshëm që i jep qeverisë më shumë kompetenca në vendimmarrjen ndaj pandemisë.

 

Në Frankfurt, Lajpcig, Berlin dhe disa qytetet të tjera ka patur edhe arrestime pas përplasjeve me forcat e rendit.

 

Advertisement

Vendi hyri në një bllokim të pjesshëm njëmujor më 2 nëntor. Teatrot, kinematë dhe qendrat rekreative publike, përfshirë pishinat, palestrat dhe saunat duhet të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa kufizime të reja janë vendosur edhe për kontaktet shoqërore.

 

Mijëra njerëz protestuan edhe në Paris e qytete të tjera franceze, ndërsa besimtarët katolikë kërkojnë hapjen e kishave.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy