Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është betuar për një mandat të ri, tha agjencia zyrtare e lajmeve Belta. Inaugurimi u krye në mënyrë të papritur dhe pa një njoftim paraprak.

Në një situtaë normale, ceremonia, do të publikohej paraprakisht si një rast i madh shtetëror. Por, pretendimet e Lukashenkos se fitoi zgjedhjet e 9 gushtit shkaktuan javë të tëra protestash në Minsk, pasi opozita e akuzoi atë për manipulim masiv të votave.

“Belta” tha se në ceremoninë e betimit morën pjesë qindra njerëz.

Bjellorusia po përballet me mundësinë e sanksioneve të SHBA dhe Bashkimit Evropian mbi zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të 9 gushtit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetuesi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara Anais Marin tha javën e kaluar se më shumë se 10 mijë njerëz ishin “arrestuar në mënyrë abuzive” që nga zgjedhjet, ndërsa qindra të tjerë janë torturuar.

The post Në pushtet që prej vitit 1994/ Lukashenko betohet papritmas si President i Bjellorusisë appeared first on Vizion Plus.