“Ne presim shk*rdhatat, bosi rri në varkë”, zbardhen përgjimet e narkotrafikantëve shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ne presim shk*rdhatat, bosi rri në varkë”, zbardhen përgjimet e narkotrafikantëve shqiptarë

Nga Blerina Cene/ Taulant Halili

Një megaoperacion ndërkombëtar antidroge ka çuar pas hekurave 67 persona, mes të cilëve shumica janë shqiptarë.

Operacioni i organizmave ndërkombëtarë është shtrirë në Shqipëri, Holandë, Itali, Spanjë, Gjermani, Britaninë e Madhe.

Rrjeti i drogës trafikonte heroinë, kokainë, hashah. Për të fshehur mallin përdoreshin makina me dysheme të dyfishtë.

Advertisement

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka siguruar dosjen e plotë të operacionit “Muratori”, ku janë zbardhur edhe disa nga përgjimet ambinetale të trafikantëve.

Njeriu “kyç” në trafikun e drogës në Europë, është Kledjon Muçollari, i cili nga Holanda trafikonte kokainën, ndërsa Shqipëria dhe Spanja ishin “hambarët” e tij të hashashit dhe marijuanës.

Në përgjimet ambientale të bërë nga policia italiane rezulton se krahu i djathtë i Muçollarit është Ervis Vangjeli, i cili kishte detyrat kryesore si kujdesi ndaj klientit, dhe koordinimi i grupit në mungesë të bosit.

Edhe gjatë kohës që Muçollari ndodhej në Shqipëri për pushime, aktiviteti kriminala vijonte normalisht, pasi ai jepte udhëzime në celular, dhe Vangjeli i zbatonte në terren.

Advertisement

Në vetëm dy episode të fillim korrikut të 2020-së është provuar nga policia italiane përfshirja e këtyre personave në trafikun e narkotikëve.

Gjatë korrikut të 2020-s Muçollari i dërgon një mesazh zanor “ushtarit” të tij Ervis Vangjeli, duke i lënë porositë për klientët, por edhe për tu kujdesur për paratë.

“Punën dërgoje fillimisht tek ai djali ku kemi edhe atë tjetrën “Ani Kuçin”, ose nëse do çoje te Ana (Chaplyginna Ganna”,), për tani, më pas e çon tek ai djali, ose si të duash vendose ti? Përse mendoj se nuk është mamaja e Anës, dhe nuk dua që të ndodhë ndonjë gjë. Megjithatë vendos ti? Pastaj më trego sa para janë. Ke marrë ndonjë lek mbrëmë?” , ky është mesazhi që Muçollari i dërgon Vangjelit.

Sipas prokurorisë së Firences droga është transportuar me një makin tip Hunday 130 FA922YT, dhe më pas është marrë nga një Ople Tigra me targë CX238JE, shkëmbimi është kryer në 2 korrik të 2020.

Advertisement

Gjithashtu sipas  prokuroisë në përgjimin Ambiental të bërë gjatë shkëmbimit të mallit, Lisi Mark i ka dërguar një mesazh zanor Ervis Vangjelit ku i thotë: Puna shkoi mirë, paratë i morëm. Gjithçka në rregull.

Ndërkohë, ka patur një tjetër komunikimim mes Mark Lisit dhe Ervis Vangjelit, ku del sërish në skenë emri i Kledjan Muçollarit, të cilit i referohen me nofkën “Bossi”.

Komunikimi mes Markut dhe Vangjelit: “Ervis ne presim shkërdhatat, kurse shefi është mbi varkë (i referohet Kledjan Muçollarit i cili ndodhet me pushime në Shqipëri).

/Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy