Koreja e Veriut paralajmëroi grumbullimin e trupave në kufi në mesin e një përshkallzimi të ri të tensioneve, të nxitur prej asaj vete pas hedhjes në erë të zyrës ndërlidhëse me Seulin. Kërcënimi është përcjellë nga media shtetërore dhe është më I fundit, I një serie komentesh agressive ndaj fqinjit jugor. “ Ministria koreano-jugore e mbrojtjes nuk po I vën fre gjuhës..fjalët e gabuara, sjellin veprime të forta”, shkruante sot agjencia koreano-veriore e lajmeve KCNA.
Tensionet janë rritur ndjeshëm së fundi teksa Peniani kërcënoi me masa shpaguese rreth pamfleteve, në të cilat ka mesazhe kritike për liderin verikorean, Kim Jong Un, përfshirë akuzat për abuzim me të drejta të njeriut.
Zyra ndërlidhëse mes dy Koreve u krijua në 2018, në kuadër të një serie projektesh me qëllim zvogëlimin e tensioneve ndërmjet dy territoreve. Kur ajo u hap, dhjetëra zyrtarë nga të dyja palët mund të punonin së bashku në ndërtesë, por së fundi ishte mbyllur për shkak të shqetësimeve të koronavirusit.
Ministria e Mbrojtjes në Seul i ka bërë thirrje Penianit të zbatojë marrëveshjen sipas të cilës të dyja ushtritë ishin zotuar të ndalonin “veprimet armiqësore” dhe të carmatosnin një numër strukturash në Zonën e Cmilitarizuar, por shtoi se po e analizon seriozisht situatën dhe se është gati të përgjigjet me vendosmëri.