Një ekip hetuesish ndërkombëtarë pritet të udhëtojë në Kinë në janar, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten, duke shpresuar që mund të provojnë se virusi nuk e ka origjinën nga tregu ku shiteshin prodhimet e detit në Wuhan.

Një banor tha: “Unë i mirëpres ata që do të vijnë. Ne gjithashtu duam të dimë se si u zhvillua, konkretisht nga erdhi, nëse burimi i virusit është këtu. Unë ndiej se virusi nuk e ka origjinën nga ai treg.”

Një ekip i OBSH-së me dy anëtarë vizitoi Kinën në korrik, por nuk shkuan në Wuhan.

Një ekip prej 12-15 ekspertësh ndërkombëtarë do të vizitojnë Wuhan për të shqyrtuar provat, duke përfshirë mostra njerëzish dhe kafshësh të mbledhura nga studiuesit kinezë, e duke u mbështetur edhe në studimet e tyre fillestare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";