Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko ka rezultuar pozitive me koronavirus dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, tha zëdhënësja e saj këtë të diel, Marina Soroka.

“Gjendja e saj është serioze, temperatura i shkon deri në 39 gradë Celsius”, deklaroi ajo.

59-vjeçarja shërbeu dy herë si kryeministre para se të humbiste zgjedhjet presidenciale të vitit 2010. Ajo ishte gruaja e parë e emëruar kryeministre e Ukrainës, duke mbajtur këtë post nga 24 janari deri më 8 shtator 2005 dhe përsëri nga 18 dhjetori 2007 deri më 4 mars 2010. Lukashenko është drejtuese e Batkivshchyna, një nga partitë më të mëdha politike të vendit.

The post “Në gjendje të rëndë”/ Infektohet me COVID ish-kryeministrja e Ukrainës, Timoshenko appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";