Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi për fitoren historike, kryeministrin e ri britanil, Keir Starmer dhe Laburistët, duke theksuar njëkohësisht se vendi i tij dhe Britania e Madhe do të vazhdojnë të jenë aleatë të besueshëm.
Por ai vlerësoi gjithashtu kryeministrin në largim Rishi Sunak, duke thënë se ai ishte mirënjohës ndaj miqve të tij të mirë për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar nën udhëheqjen e tij.
Mbështetja për Ukrainën do të jetë një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme për qeverinë e ardhshme.
Starmer u takua me Zelensky në përkujtimet e D-day në Normandi në qershor.
Starmer, në deklaratat e tij, ka lënë të kuptohet se ai do të takohej me Zelenskyn, teksa e ka përshkruar presidentin rus Vladimir Putin si agresor në Ukrainë.
“Gjëja më e rëndësishme është të jemi absolutisht të qartë se mbështetja jonë për Ukrainën është në një front të bashkuar në këtë vend,” tha Starmer.