Britania e Madhe ndodhet në një situatë kaotike, pasi vendi është izoluar nga 40 shtete europiane, si dhe disa vende të botës. Kjo gjendje u krijua pasi u konfirmua se mutacioni e kishte bërë virusin shumë herë më të transmetueshëm.
Por, ekspertet shprehen se nuk ka ende prova se virusi i ri mund të jetë më vdekjeprurës sesa varianti i parë.
PATRICK VALLANCE
EKSPERT I SHENDETIT
“Nuk ka asnjë provë që lloji i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës. Provat në këtë virus janë se ai përhapet lehtë, është më i transmetueshëm dhe ne duhet të sigurohemi që kemi kufizimet e duhura. Numri i rasteve të varianteve sars-cov-2 do të rritet në të gjithë vendin keshtu, se do te vijojmë do të vijnë nën kufizime më të forta.”
Ndërsa kryeministri Boris Johnson tha se nuk ka vend për shqetesim, pasi Britania është përgatitur për këtë situatë.
“BORIS JOHNSON
KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE
AdvertisementQeveria është përgatitur për këtë situatë dhe protokollet janë në dispozicion për të trajtuar bllokimin. Duhet të jemi jashtëzakonisht shpresëdhënës në aftësinë e këtij vendi për t’u kthyer nga Covid.”
Madje Xhonson siguroi se në muajin janar do të rihapen edhe shkollat. Por shqetësim kryesor mbeten shkëmbimet tregtare te bllokuara, si dhe rritja e kontakteve mes njerëzve gjatë periudhes së festave. Për këtë arsye kryeministri bëri apel për respektimin e masave.