Disa muaj pasi erdhi në jetë, Dom Andrade u diagnostikua me Covid-19 në spitalin Pro-Cardiaco në Rio de Janeiro. Ai kaloi 54 ditë në spital – 32 prej tyre në një gjendje kome dhe i lidhur me një ventilator, i tha CNN babai i Domit, Wagner Andrade.” Kishte disa vështirësi në frymëmarrje, kështu që mjekët menduan se mos behej fjalw pwr një infeksion bakterial,” tregon ai.
“Por ilaçet nuk funksionuan dhe djali u përkeqësua. Paskesaj, unë dhe gruaja ime vendosëm ta çonim në një spital të dytë dhe ata e testuan. Ishte koronavirus”, rrëfen i ati.
Nuk dihet sesi u ekspozua vogëlushi ndaj sëmundjes, nga e cila nuk janë prekur prindërit e tij, por dyshohet se kjo mund të ketë ndodhur gjatë një vizite në shtëpinë një të njohuri. Wagner dhe e shoqja mendojnë se ka vetëm një fjalë për të përshkruar shpëtimin e fëmijes së tyre: “ Mrekulli”!
Brazili shënon deri tani gati 29.000 vdekje nga koronavirusi, ndërsa për nga numri i nfektimeve, rreth 500.000, ai vjen i dyti në botë pas Shteteve të Bashkuara.